Kryeministri i Republik vendit Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me takimin që pati me krerët e opozitës, gjatë paradites së sotme, transmeton Fol Drejt.
Ai ndër të tjera tha se “ishte takim shumë i mirë, ishte takim njoftuar për situatën politike dhe të sigurisë, me bashkëbisedim të hapur dhe serioz”, duke shtuar se “përshtypja ime është që krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur se sa mospajtues”, u shpreh ai pas takimit.
Kryeministri Kurti po ashtu foli edhe për largimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa i mohoi akuzat e kreut të AAK-së duke thënë se nuk bëhet fjalë për prishje të raporteve me SHBA-në, e që sipas tij ka komunikime të vazhdueshme.
“Së pari nuk behët fjalë për kurrfarë prishje të raporteve, koordinimi, komunikimi dhe kontaktet me Quint-in, BE-në, SHBA-ja, NATO, KFORI dhe Eulex-in, janë të vazhdueshme disa herë në ditë andaj nuk është e vërtet që nuk ka kurrfarë cenimi të raporteve, përkundrazi ka dendësi të komunikimit. Ndërkaq për atë se si, kush sillet nuk mendojë që duhet t’i lë pa punë analistët nëpër debatet e mbrëmjes”, vijojë Kurti.
Kurti po ashtu tha se qeveria e di se çfarë duhet të bëjë dhe në çfarë rruge duhet ecur, duke shtuar se ajo është rrugë e ligjshmërisë, kushtetutshmërisë e lirive të drejtave të njeriut edhe të pakicave./FolDrejt/