Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Kryeministri Kurti: Komuniteti turk ka luajtur rol të rëndësishëm pozitiv në historinë tonë moderne

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, LAJME
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës ka thënë se komuniteti turk ka luajtur rol të rëndësishëm pozitiv në historinë tonë moderne, shkruan Fol Drejt.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ishte i ftuar sonte në Prizren, në shënimin e festës së Ditës Kombëtare të Turqve të  Kosovës.”, shkruan në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti teksa ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të qytetarëve turq, dhënë për Republikën e Kosovës, ai tha se komuniteti turk në Kosovë ka luajtur rol të rëndësishëm pozitiv në historinë moderne.

“Me përfaqësues të komunitetit turk jemi bashkë në institucionet e Republikës, duke dhënë kontribut për një Kosovë më të mirë, e për mirëqenie më të lartë’’, u shpreh kryeministri.

Ai poashtu ka përmendur aktivitetet që qeveria i ka bërë për komunitetin turk në shumë sfera ndërkaq veçoi se këtë javë është paralajmëruar një pako shtesë prej 3 milionë eurosh për komunitetet joshumicë në Kosovë.

“Kjo pako, sqaroi më tej ai,  përmban masa mbështetëse për vende të reja pune për bizneset ekzistuese dhe ato të reja; për fermerët dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale; dhe për shoqërinë civile që kontribuon në integrimin dhe afirmimin e komuniteteve joshumicë, miratimi i së cilës pritet të ndodhë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.”, tha tutje Kurti.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

E nderuara zëvendëskryeministre e Republikës së Kosovës, znj. Emilija Rexhepi,

I nderuari zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, z. Mehmet Kemal Bozay

I nderuari Ambasador i Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Sabri Tunç Angili,

I nderuari Komandant i Kontingjentit turk në KFOR, Kolonel Recai Yilmaz,

I nderuari ministër i Zhvillimit Rajonal, z.Fikrim Damka,

I nderuari ministër i Mbrojtjes, z. Armend Mehaj,

I nderuar ministër për Komunitete dhe Kthim, z.Nenad Rashiq,

Të nderuar kryetarë të dy grupeve tona Parlamentare, znj. Mimoza Kusari Lila dhe z. Enis Kervan,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Duda Balje, Fridon Lala, Erxhan Galushi, Bahrim Shabani e Visar Korenica,

I nderuari Kryetar i Komunës së Prizrenit, z.Shaqir Totaj

Të dashur qytetarë turq të Republikës së Kosovës,

Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj,

Motra dhe vëllezër,

Në këtë festim të Ditës Kombëtare të Turqve të  Kosovës, u shpreh falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të qytetarëve tonë turq, dhënë për Republikën e Kosovës. Komuniteti turk në Kosovë ka luajtur rol të rëndësishëm pozitiv në historinë tonë moderne. Me përfaqësues të komunitetit turk jemi bashkë në institucionet e Republikës, duke dhënë kontribut për një Kosovë më të mirë, e për mirëqenie më të lartë. Komuniteti turk në Kosovë, sikurse dhe ai shqiptar në Turqi, janë urë e fuqishme e lidhjes mes dy shteteve tona.

Të nderuar të pranishëm,

Solidariteti mes popujve shihet më shumë në ditët më të vështira, dhe këtë e pamë sivjet në tragjedinë e madhe me tërmetin në Turqi, që na tronditi të gjithë neve pa dallim. Gjatë atyre ditëve të rënda në Turqi, kemi parë edhe se si kanë reaguar popujt anembanë botës, përfshirë qytetarët dhe institucionet tona – që nga grumbullimet private të ndihmave, deri te ndihma e ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me siguri të gjithëve na kujtohet momenti kur një fëmijë dyvjeçar u nxorr nga rrënojat nga ekipi ynë i kërkim-shpëtimit, që përveç shpëtimit të një jete, na fali të gjithëve shpresë.

Solidariteti shihet edhe në veprimet e përditshme, që i kontribuojnë një shoqërie të suksesshme diverse, siç është Republika e Kosovës. Muajin e kaluar isha në shkollën Elena Gjika në Prishtinë për të festuar 72- vjetorin e mësimit në gjuhën turke në Kosovë – një traditë e pandërprerë që nga viti 1951. Jemi krenarë për këtë traditë të shumëgjuhësisë në vendin tonë.

Jemi gjithashtu krenarë që vitin e kaluar qeveria jonë ka gjetur zgjidhje për të ofruar tekste shkollore cilësore në gjuhën turke, dhe që Strategjia jonë e Arsimit për vitet 2022 – 2026 përfshinë subvencione të vazhdueshme për hartimin, rishikimin, përkthimin dhe përshtatjen e teksteve dhe materialeve mësimore në gjuhën turke, sikurse edhe në gjuhët e komuniteteve të tjera joshumicë.

Po ashtu, planifikojmë të organizojmë aktivitete për mësimin e gjuhës shqipe për komunitetet që kanë gjuhë të tjera – si turqishten – si gjuhë amtare. Ne do të ofrojmë materiale mësimore të printuara dhe digjitale dhe mbështetje profesionale që shkollat të kenë mundësi për të ofruar edhe këtë shërbim elementar.

Komuniteti turk është pjesë integrale e mozaikut tonë të pasur shoqëror dhe kulturor. Që Kosova të jetë një shtet ku promovohet shumëgjuhësia, ne gjithashtu do t’u ofrojmë mundësi studentëve që të mësojnë gjuhën e mjedisit – siç është turqishtja për shqiptarët këtu në Prizren. Kështu, si individë dhe si shtet, do të përfitojmë avantazhe në tregun ndërkombëtar, si dhe solidaritet në nivel Republike, kur njerëzit kanë mundësi të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Pas shkollimit në shkollat tona, kemi parë që shumë qytetarë turq po kontribuojnë në zhvillimin e vendit përmes ndërmarrësisë. Si një shembull të asaj se si komuniteti po përgatitet për mundësitë që ofron teknologjia e informacionit,  e mirëpres mbipërfaqësimin e të rinjve turq në programin e Ministrisë së Ekonomisë, KODE, ku të rinjtë përfitojnë shkathtësi digjitale.

Në të njëjtën kohë, kemi fatin që kemi fermerë turq që kontribuojnë në bereqetin e sofrës sonë, por edhe për eksport të prodhimeve bujqësore e përr këtë më së miri e kemi dëshmitar kryetarin e komunës së Mamushës i cili është bashkë me neve sot në këtë ngjarje shumë të rëndësishme.

Megjithatë, ne e dimë se komuniteti ka nevojë për mbështetjen e qeverisë, andaj  më vjen mirë që këtë javë kemi paralajmëruar një pako shtesë prej 3 milionë eurosh për komunitetet joshumicë në Kosovë. Kjo pako përmbanë masa mbështetëse për vende të reja pune për bizneset ekzistuese dhe ato të reja; për fermerët dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale; dhe për shoqërinë civile që kontribuon në integrimin dhe afirmimin e komuniteteve joshumicë. Miratimi i saj pritet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Informacioni mbi qasje në këto fonde do të sigurohet përmes buletinit të ri elektronik që kemi lansuar disa muaj më parë në gjuhën turke (së bashku me gjuhën shqipe, serbe dhe rome), e i cili përmbledhë informacione mbi mundësitë si trajnime, vende pune, grante dhe subvencione nga qeveria – si dhe aktorë të tjerë – që mund të jenë të dobishme për komunitetet.

Në kontekstin e këtyre punëve të përbashkëta, dhe në këtë ngjarje të bukur, ku ka edhe mbështetjë nga Zyra për Çështje të Komunitetëve brenda Zyrës së Kryeministrit, jam i lumtur që jam këtu bashkë me juve e mes jush. Gjithashtu, po shpresoj të jemi bashkë teksa festojmë arritje të reja të komunitetit dhe suksese të përbashkëta me solidaritet të vazhdueshëm. U dëshiroj gjithë të mirat për festën tuaj, Ditën Kombëtare të Turqve- bayraminiz kutlu olsun! [urime për festën tuaj]

Njëherit, me Fat edhe festa e Fitër Bajramit!

Teşekkür ederim. /FolDrejt/

Porosit Web Porosit Web
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

OBSh: Gati 13 milionë njerëz në Jemen kanë nevojë për kujdes urgjent shëndetësor humanitar

Lajmi tjetër

Në Ditën Kombëtare të Turqve të Kosovës, Mehaj ka vlerësuar kontributin e tyre në shtetndërtim

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM