Kryeministri i vendit, Abin Kurti, ka konfirmuar lirimin e 3 policëve të rrëmbyer nga forcat serbe, raporton Fol Drejt.
“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi.”, shkroi Kurti në Twitter. /FolDrejt/