Kryeministri Kurti ka folur për asociacionin në Kuvendin e Kosovës, duke iu drejtuar opozitës.
“Unë ju inkurajoj që ashtu siç jeni shumë të vendosur për Kosovën që nuk pranojnë asgjë nëse nuk e ka njohjen reciproke në qendër, nuk pranojmë asgjë që s’është marrëveshje finale, aman, këto thuajni kështu, me të njëjtin zell edhe Eskobarit, e jo veç mu.”, ka thënë kryeministri Kurti.
“Pra, kur e takoni Eskobarin, paramendojeni që e keni Albin Kurtin përpara e thuajani këto fjalë, shërbim më të madh Republikës së Kosovës, nuk mundeni me i ba”, ka shtuar tutje Kurti, transmeton Fol Drejt.