Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka shfrytëzuar “Ditën e Përkujtimit” për ta falënderuar e lavdëruar KFOR-in, shkruan Fol Drejt.
Duke i kujtuar ditët kur ndërhyrja e trupave të KFOR-it ishte jetike për shqiptarët e Kosovës, ai tha se kjo mbrojtje është e pranishme sot kur këto forca ndihmojnë institucionet tona të ruajnë paqen.
“Në Ditën e Përkujtimit nderojmë trimat që kanë sakrifikuar jetën për të mbrojtur lirinë. Ne në Kosovë jemi përjetësisht mirënjohës për mbrojtjen e jetës dhe lirive tona që na kanë dhënë forcat amerikane. Kjo mbrojtje është e pranishme sot kur forcat e KFOR-it ndihmojnë institucionet tona të ruajnë paqen”, ka shkruar ai në Twitter.
Ua kujtojmë se aktualisht në komunat veriore të Kosovës, trupat e KFOR-it janë vendosur para objekteve të komunave, duke ofruar siguri për kryetarët e komunave të sapozgjedhur, nga zgjedhjet e parakohshme lokale atje./FolDrejt/