Kryeministri Kurti fjalën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës e ka filluar me solidarizim dhe lutje për të prekurit në Turqi dhe Siri.
“E gjithë Kosova është trondituar nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri”, tha ai.
“Shprehim ngushëllime familjarëve të viktimave dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe lutemi për jetën e atyre që janë gjallë nën gërmadha”, vazhdojë tutje kryeministri Kurti.
Ai i përgëzoi ushtarët e Kosovës për guximin, shkathtësinë e suksesin, duke dhënë edhe detaje nga shkuarja e FSK-së në Turqi.
“Kontigjenti i FSK-së në Turqi përbëhet nga një tog i kërkim shpëtimit urban, dy ekipe mjekësore dhe një ekip K9. Numri i përgjithshëm i personelit të zbarkuar është 36 pjestarë të FSK-së dhe ky kontigjent ka zbarkuar në Republikën e Turqisë me datë 6 shkurt”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./FolDrejt/