Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbi 2000 marrëdhënie pune për të rinjtë janë krijuar që nga lansimi i platformës së punësimit për të rinj, në fillim të këtij viti.
Siç ka shpjeguar kryeministri Kurti, superpuna është skemë punësimi për të rinjtë prej moshës 18-25 vjeç.
“Mbi 2.000 marrëdhënie pune të lidhura prej lansimit të platformës së punësimit për të rinj, superpuna, në fillim të këtij vit. Blerta Zenuni nga Gjilani është një nga të rinjtë dhe të rejat që kanë gjetur punësim përmes kësaj platforme. Ajo punon si mësimdhënëse e artit për klasën e parë deri në të katërt.
Platforma superpuna është skema e jonë e punësimit për të rinjtë e moshës nga 18 deri 25 vjeç. Përmes saj bëjmë ndërmjetësimin e punëkërkuesve dhe punëdhënësve, duke subvencionuar në të njëjtën kohën pagën e punëtorit për 6 muaj me radhë.
Punë. Punësim.”, ka thënë kryeministri Kurti./FolDrejt/