Kryeministri Kurti ka bërë me dije se është tejkaluar numri i 900 qortimeve për serbët me targa ilegale.
Tutje, ai ka thënë se pas datës 21 nëntor do të kalohet te gjobat, transmeton Fol Drejt.
“Sot është dita kur është tejkaluar numri i 900 qortimeve, që u janë dhënë qytetarëve serbë që kanë targa ilegale, pas datës se 21 nëntorit duhet të kalohet te gjobat”, ka theksuar kryeministri Kurti./FolDrejt/