Sot u shënua 144-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me ç’rast shumë prej figurave publike të vendit shprehën mirënjohjen e tyre për punën që ka pasur kjo iniciativë kombëtare në themelimin e shtetit autonom shqiptar.
Në mesin e këtyre figurave, edhe kryeministri Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në aktivitetin qendror për shënimin e këtij jubileu historik, transmeton Fol Drejt.
Ky aktivitet do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës, në Prizren, në orën 18:00./FolDrejt/