Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Paris, Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të Presidentit Francez Emmanuel Macron.
Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në diskutimet në panel të këtij forumi prestigjioz, në pritjen e organizuar nga Presidenti Macron, transmeton Fol Drejt.
Ai do të ketë takime edhe me përfaqësues të lartë shtetërorë./FolDrejt/