Fol Drejt
E hënë, 2 Qershor, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Çekisë në Kosovë

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Me rastin e festës kombëtare, ambasada çeke në Kosovë organizoi një pritje ku i ftuar ishte dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, transmeton Fol Drejt.

Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti shprehu urimet për Republikën e Çekisë, duke theksuar se kjo datë na kujton dhe vlerat që bashkojnë njerëzit dhe vendet tona.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Jam i lumtur të përmend se disa ditë më parë të dy vendet tona ngritën nivelet përkatëse të përfaqësimit në atë më të lartë, të ambasadorëve me të drejta të plota. Kjo arritje është një dëshmi e marrëdhënieve tona të shkëlqyera, të ndërtuara mbi angazhimin tonë të përbashkët për demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe sigurinë e qytetarëve tanë.” shtoi Kryeministri Kurti.

Më tej, ai përmendi e përkujtoi dhe autorë e dijetarë të mirënjohur çek, si Milan Kundera, Vaclav Havel e Karel Havliček.

Në përfundim, shprehu bindjen e tij se “Partneriteti ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë do të vazhdojë të lulëzojë edhe në vitet në vijim.”

Më poshtë, fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

I nderuari Ambasador i Republikës Çeke, z. Mazanek,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve, deputetë, ministra të Qeverisë,

Presidenti Sejdiu,

Shkëlqesi, zonja dhe zotërinj,

Është nder të flas para jush sot, me rastin e ditës së themelimit të Çekosllovakisë së pavarur më 1918.

105 vjet më parë, Tomas Masaryk shpalli pavarësinë e Çekosllovakisë bazuar në “idealet e demokracisë moderne”. Ajo demokraci u ndërpre, fillimisht nga nazistët dhe më pas nga komunistët, përmes errësirës së gjatë të pushtimit sovjetik. Megjithatë, Republika Çeke, një komb në zemër të Evropës, rezistoi me sukses dhe në fund ngulmoi në ndjekjen e saj për liri, pavarësi dhe demokraci.

Ndërsa jemi mbledhur sot për të shënuar një moment historik të rëndësishëm në historinë e shtetit çekosllovak, kjo datë e përkujtuar na kujton vlerat që bashkojnë njerëzit dhe vendet tona. Në dritën e kësaj, jam i lumtur të përmend se disa ditë më parë të dy vendet tona ngritën nivelet tona përkatëse të përfaqësimit në nivelin më të lartë të ambasadorëve me të drejta të plota.

Kjo arritje është një dëshmi e marrëdhënieve tona të shkëlqyera, të ndërtuara mbi angazhimin tonë të përbashkët për demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe sigurinë e qytetarëve tanë.

Ky angazhim dhe uniteti ynë janë edhe më të rëndësishëm sot, në një botë plot pasiguri, në të cilën rrezikohet rendi ndërkombëtar dhe parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare.

Në këto kohë është thelbësore që ne të qëndrojmë së bashku për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta dhe për të forcuar bashkëpunimin tonë në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Republika Çeke ishte ndër të parat që e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe në vazhdimësi e ka mbështetur vendin tonë në shtetndërtimin, paqen, sigurinë dhe integrimin euroatlantik, për çka ne i jemi përjetësisht mirënjohës.

Pikërisht gjatë Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian arritëm t’i japim fund një procesi të zgjatur të liberalizimit të vizave për Kosovën. Kjo arritje ishte kryesisht për shkak të përkushtimit dhe vizionit strategjik të qeverisë çeke për të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Dhe pikërisht Presidencës Çeke të BE-së ia besuam aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke shënuar kështu një hap historik drejt anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian.

Unë personalisht e kam njohur Çekosllovakinë përmes filmave. “Lehtësia e padurueshme e qenies”, filmin e Philip Kaufman-it që të gjithë e njohim shumë mirë me Juliette Binoche, Lena Olin dhe Daniel Day-Lewis dhe përmes kësaj njoha Milan Kunderën, i cili fatkeqësisht u nda nga jeta verën e kaluar. Dhe përmes Milan Kunderës njoha Jan Patoçkën, Kartën 77 dhe Vaclav Havel, gjithashtu një shkrimtar i jashtëzakonshëm 180 vjet më parë, i quajtur Karel Havliček. Unë e konsideroj atë një nga shkrimtarët më të mirë për të mësuar historinë.

Të nderuar, Shkëlqesia Juaj Ambasador Mazanek,

Më vjen mirë që shoh bashkëpunimin tonë dypalësh dhe shumëpalësh të nxitur përmes rritjes së lidhjeve diplomatike, ekonomike dhe ndërmjet njerëzve.

Dëshiroj të shpreh besimin tim të fortë se partneriteti ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Çeke do të vazhdojë të lulëzojë edhe në vitet në vijim. Mezi presim të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me qeverinë e Republikës Çeke për t’i afruar edhe më shumë dy vendet tona.

Všechno nejlepší! Na zdraví! urime!/FolDrejt/

Tags: Albin Kurti
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Dokument/ “Çirren maskat?” Anti islamisti Pajazit Jashari bashkëthemelues i një OJQ-je, bashkë me disa serbë?

Lajmi tjetër

Video/ Hoxhë Hysamedin Abazi: Sprovat janë ato që i pastrojnë radhët e besimtarëve

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM