Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË ARTE TË TJERA

Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut në hapje të “Manifesta 14 Prishtina”

3 vjet më parë
in ARTE TË TJERA, KRYESORE, KULTURË
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kosova ka hyrë në një periudhë shumë pozitive dhe konstruktive të historisë tonë kulturore dhe artistike, transmeton Fol Drejt.

Ne sot jemi dëshmitarë të një manifestimi të paparë të shpirtit kulturor të popullit të Kosovës, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Dukatit të Madh të Luksemburgut, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim e (UNDP) dhe Fondacioni i “Manifesta 14 Prishtina” me rastin e hapjes së bienales “Manifesta 14 Prishtina”.

Kryeministri Kurti tha se këtë javë me Manifestën, do të jemi dëshmitarë të lidhjeve tona të jashtëzakonshme me Evropën nëpërmjet kulturës, teksa fillojmë një udhëtim kulturor epik prej 100 ditësh me bienalen nomade të Manifestës.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Për ta bërë të mundshme Manifestën, Qeveria e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, qeverisja lokale janë bërë bashkë me të gjithë akterët diplomatikë, përfshirë edhe bashkëpunimin mahnitës me Dukatin e Madh të Luksemburgut.

Kryeministri e falënderoi Dukatin e Madh të Luksemburgut për ndihmën rreth “Manifesta 14 Prishtina” dhe për kontributin e vazhdueshëm financiar për arsimin, shëndetësinë dhe demokratizimin e shoqërisë.

Ai i përgëzoi të gjithë të gjithë organizatorët e “Manifesta14 Prishtina” për punën e madhe dhe përkushtimin, si dhe uroi për një bienale të shkëlqyeshme dhe 100 ditë të frytshme të jetës artistike.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Të nderuar mysafirë,

I nderuar Ministër për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Çështje Humanitare të Dukatit të Madh të Luksemburgut,

Të nderuar ambasadorë,

Të nderuar organizatorë të Manifestës,

Të nderuar anëtarë të Kuvendit, ministra të Qeverisë

I nderuar kryetar i Prishtinës,

Të nderuar profesionistë dhe artistë nga Kosova dhe nga e gjithë bota,

Kosova ka hyrë në një periudhë shumë pozitive dhe konstruktive të historisë tonë kulturore dhe artistike.

Ne sot jemi dëshmitarë të një manifestimi të paparë të shpirtit kulturor të popullit të Kosovës.

Kosova, në zemër të Ballkanit, popullatë e re, njerëz të lashtë, një kryqëzim mes kontinentesh, ka qenë historikisht nikoqire dhe vend i bashkëbisedimit artistik. Na ka dhënë një trashëgimi kulturore jashtëzakonisht të pasur.

Sot Kosova numëron më shumë se 103 festivale kulturore, me individë e organizata të shumta, që kontribuojnë në kulturë dhe një popullatë e re në rritje që nuk ngopet së konsumuari lloj-lloj kulture.

Peizazhi ynë kulturor dhe veçanërisht publiku tejet pranues i tij, janë shembulli perfekt se sa shumë popullit tonë i pëlqen ta ndajë me të tjerët vendin dhe vlerat e tij.

Është shembull sesi komunikimi në demokraci i shtynë përpara lidhjet njerëzore.

Këtë javë ne do të jemi dëshmitarë të lidhjeve tona të jashtëzakonshme me Evropën nëpërmjet kulturës, teksa fillojmë një udhëtim kulturor epik prej 100 ditësh me bienalen nomade të Manifestës.

Për ta bërë të mundshme Manifestën, Qeveria e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, qeverisja lokale janë bërë bashkë me të gjithë akterët diplomatikë, përfshirë edhe bashkëpunimin mahnitës me Dukatin e Madh të Luksemburgut.

Sot, zëvendësi im Besnik Bislimi me shkëlqesinë e tij, ministrin Franz Fayot nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi në mes të qeverive të Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut.

Do të jenë katër fusha kryesore në të cilat ne do të bashkëpunojmë intensivisht në tri vitet e ardhshme: arsimi dhe trajnimi profesional, shëndetësia, rritja e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe fuqizimi i shoqërisë civile të Kosovës.

Kontributi financiar i Dukatit të Madh të Luksemburgut për implementimin e këtij projekti dhe programeve në periudhën 2023-2025 arrin vlerën 35 milionë euro.

Ju që jetoni në Prishtinë me siguri e keni vënë re se zëvendësi im shumë shpesh i nënshkruan marrëveshjet në mëngjes, që unë të mund të festoj në mbrëmje.

Kam një raport mjaft interesant me zëvendësin tim, raport që unë e çmoj veçanërisht.

Lidhjet mes Kosovës dhe Luksemburgut rriten çdo vit dhe tani bashkëpunimi ynë ndërshtetëror bën një hap të ri të rëndësishëm.

Në këto kohë kur po testohen vlerat evropiane, ne mund të tregojmë se sa të fuqishëm bëhemi kur qëndrojmë të bashkuar.

Me bashkëpunimin tonë të afërt në kulturë ne tregojmë se shpirti jonë evropian është i pathyeshëm, është një lidhje e plotë dhe e fuqishme teksa ne bashkojmë kapacitetet, institucionet dhe komunitetet.

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbështesin fuqishëm aktivitetet dhe komunitetin kulturor të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të mbështesim aktivitetet kulturore dhe artistike dhe do të punojmë pa u lodhur që të krijojmë një infrastrukturë të duhur për çlirimin e gjithë potencialit që i duhet peizazhit tonë kulturor dhe artistik për të shkëlqyer brenda dhe jashtë vendit.

E vlerësojmë shumë punën e jashtëzakonshme të ekipit të Manifestës për të na ndihmuar në këtë detyrë.

Për iniciuesin e parë Yll Rugova, drejtoren e Manifestës zonjën Hedwig Fijen, bordin e Manifestës dhe gjithë ekipit – faleminderit për nivelin e pashembullt të punës deri sot në Kosovë.

Me ardhjen në Kosovë, Manifesta sivjet ka zgjeruar kufijtë e saj si organizatë dhe si bienale. Duke e pranuar që jam pak i njëanshëm, unë besoj që kjo Manifestë do të jetë më e mira që ne kemi parë ndonjëherë.

Pra, unë jo vetëm që ju përgëzoj juve për gjithë punën e madhe dhe përkushtimin, por dua ta shfrytëzoj rastin që t’i bëjë thirrje secilit prej jush, që të shfrytëzoni këtë mundësi për t’i zgjeruar edhe më tej lidhjet dhe marrëdhëniet tona me njëri-tjetrin, pasiqë momente si ky nuk ndodhin shpesh./FolDrejt/

Tags: Albin Kurti
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

“Zgjodha Chelsea se ka mentalitet fituesi”

Lajmi tjetër

Foto/ Nëse e shihni, mos iu afroni! – thonë autoritetet britanike për shqiptarin në kërkim

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM