Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Kryeministri Kurti mori pjesë në tryezën e diskutimit për Procesin e Berlinit: “Angazhimi ynë në rajon dhe në botë pasqyron punën tonë në shtëpi”

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në tryezën e diskutimit “Procesi i Berlinit: Arritjet e deritanishme, pritjet nga samiti i ardhshëm dhe përfitimet e mundshme nga Iniciativa e Përbashkët e Tregut Rajonal” organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me HD – Qendra për Dialog Humanitar, njoftoi Zyra për Komunikim Publik, transmeton Fol Drejt.

Dy javë para Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e këtij takimi për të diskutuar se çfarë po bën qeveria për zbatimin e angazhimeve të marra, por edhe për të ofruar transparencë për qytetarët.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Nënshkrimi i tri marrëveshjeve të lëvizshmërisë vitin e kaluar në Berlin, sipas kryeministrit, shënon një hap të madh përpara për rajonin, derisa tha se Procesi i Berlinit duhet të ndihmojë konsolidimin tonë demokratik dhe zhvillimin ekonomik, pasi që angazhimi ynë në rajon dhe në botë pasqyron punën tonë në shtëpi.

“Ne kemi treguar se ajo që Republika e Kosovës sjell në Procesin e Berlinit është një përkushtim i vendosur për lirinë dhe demokracinë, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit”, theksoi ai, duke përmendur faktin që Kosova është vendi i parë që i ka ratifikuar të tre marrëveshjet të nënshkruara në Berlin, në kuadër të këtij procesi.

Në fjalës së tij hyrëse, Kryeministrit nënvizoi edhe faktet se Kosova është radhitur e para në Ballkanin Perëndimor për përmirësimin e sundimit të ligjit nga Projekti Botëror i Drejtësisë; përmirësimin e të drejtave politike dhe lirive civile nga Freedom House; përmirësimin e luftës kundër korrupsionit nga Transparency International; lirinë e shtypit nga Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit nga Reporterët pa Kufij; demokracinë liberale dhe elektorale nga indeksi i Varieteteve të Demokracisë të Institutit V-Dem; për mbledhjen e të ardhurave tatimore nga FMN; si dhe për paketën më të madhe fiskale për të ndihmuar qytetarët të përballen me krizën ushqimore dhe energjetike dhe të luftojnë inflacionin, nga Banka Botërore.

Sa i përket situatës aktuale në vend, kryeministri Kurti tha se është e rëndësishme që pas sulmit terrorist të Serbisë kundër Kosovës, të mos sillemi sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Duhet të ketë pasoja për sjelljen e Serbisë dhe të gjithë autorët duhet të mbahen përgjegjës për përfshirjen e tyre në inspirimin, përgatitjet dhe pjesëmarrjen në sulmin terrorist të 24 shtatorit.

“Derisa unë jam ulur në tryezën e dialogut në Bruksel dhe në Samitin e Procesit të Berlinit për të bërë marrëveshje për të ardhmen, siç e pamë një javë më parë Serbia po punonte në plane ushtarake për të aneksuar territorin tonë”, deklaroi kryeministri duke shtuar se kjo dëshmon se Serbia nuk është e interesuar në bashkëpunim rajonal për anëtarësim në BE, por më shumë në orientime alternative gjeopolitike që i mundësojnë asaj që të mirëmbajë ambiciet hegjemonike të saj ndaj shteteve të përreth.

Në pritje të Samitit të Tiranës, kryeministri përmbylli fjalën e tij duke theksuar nevojën për vlera dhe qëllime të përbashkëta, zbatimin e plotë të marrëveshjeve që nënshkruam vitin e kaluar, më 3 nëntor në Procesin e Berlinit dhe një angazhimin të ri që largon edhe më tej barrierat midis gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor./FolDrejt/

Tags: Albin KurtiAmbasadorëtKosoveKryeministri KurtiSerbiaVeriu
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Publikohen emrat e laureatëve të fizikës, për Çmimin “Nobel”

Lajmi tjetër

“Unë isha i ulur në tryezën e dialogut për t’i bërë marrëveshjet për të ardhmen, Serbia po punonte në plane ushtarake për të aneksuar territorin tonë”

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM