Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë nga Britania se siguria e Kosovës dhe mbështetja për të është themeli mbi ku vendi ynë mund të rritet.
Kurti kështu ka deklaruar në një panel, ku ka diskutuar për Kosovën dhe gjeopolitikën evropiane.
“Siguria e Kosovës dhe mbështetja për të është themeli mbi të cilin vendi ynë mund të vazhdojë të rritet”, shkroi Kurti në platformën X.
“Falënderoj ChathamHouse dhe Kolegji Universitar i Londrës që më nderuan që të jem në një panel për të diskutuar mbi Kosovën, gjeopolitikën evropiane dhe më shumë”.