Fol Drejt
E mërkurë, 21 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Kryeministri Kurti në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të rinj: Po i shtojmë dhe po i forcojmë radhët e Policisë së shtetit tonë

2 vjet më parë
in KOSOVË, LAJME
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në ceremoninë e diplomimit të 433 kadetëve të gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.

Kryeministri Kurti u shpreh i lumtur që ishte me kadetët policorë në festimin e kësaj arritjeje të rëndësishme në jetën e tyre, atë të diplomimit. Ky çast, sipas tij, është kulmi i punës së palodhur dhe rezultati i përkushtimit të përditshëm.

Për Qeverinë tonë, mbrojtja dhe siguria e vendit, vendosja e rendit dhe ligjit, janë prioritet, u shpreh Kryeministri Kuri, para se të listojë të arriturat në fushën e sigurisë gjatë vitit të kaluar.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Policia e Kosovës, siç tha kryeministri, qëndron e palëkundur në misionin e ruajtjes së rendit dhe të sigurisë publike. “Ajo është në të përditshmen e qytetarëve, andaj ndryshimin dhe avancimin e saj e ndjejnë dhe përjetojnë sidomos qytetarët. Jemi të lumtur që Policia vazhdon të renditet ndër tri institucionet më të besueshme për qytetarët tanë”, deklaroi ai.

Kryeministri uroi që të shohim secilin nga ta në nivelin më të lartë të detyrës, ashtu siç e kanë bërë gjeneratat para tyre.

Në mesin e 433 kadetëve që diplomuan sot, ishin 56 gra, 17 serbë, 5 boshnjakë, 2 goranë, 1 turk dhe 1 rom.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

E nderuar Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu

I nderuar ministër i Punëve të brendshme, z. Xhelal Sveçla,

I nderuar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti,

Shkëlqesi ambasadorë,

Të dashur kadetë,

Jam i lumtur që sot jam me ju në festimin e kësaj arritje të rëndësishme në jetën tuaj, diplomimit. Ky çast është kulmi i punës së palodhur dhe rezultati i përkushtimit të përditshëm. Andaj, urime të gjithëve, secilës dhe selit prej jush!

Të nderuar të pranishëm,

Të dashur familjarë të kadetëve,

Zonja dhe zotërinj,

Jam dyfish i lumtur që jemi sot këtu, në prag të festimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, tek po shtojmë dhe po forcojmë radhët e Policisë së shtetit tonë. Sikurse vendi ynë, edhe Policia jonë ka kaluar në etapa të ndryshme. Të gjithë jemi krenarë që sot ajo mbron jetën dhe pronën e të gjithë qytetarëve tanë pa dallim dhe me përkushtim zbaton ligjshmërinë në tërë territorin e Republikës.

Për Qeverinë tonë, mbrojtja dhe siguria e vendit, vendosja e rendit dhe ligjit janë prioritet. Vetëm gjatë vitit të kaluar:

-U realizuan 854 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës;

-U arrestuan 3202 veta, prej tyre 301 zyrtarë publikë;

-I mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit;

-I shkatërruam 69 grupe kriminale;

-Mbi 14 milionë euro janë ngrirë nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpëlarjes së parave;

-U konfiskuan mbi 1.8 ton substanca narkotike, me ç ‘rast u shkatërruan pesë laboratorë të drogës në veri të Kosovës, me vlerë qindra milionëshe në substanca dhe në pajisje si dhe tre laboratorë për prodhimin e kriptovalutave, po ashtu në veri. Ndërkaq dje, atje policia e Kosovës ka shkatërruar tre laboratorë droge.

Në vitin 2022, i ndërtuam katër objekte dhe stacione policore në veri të Kosovës si dhe bëmë shtrirjen e rrjetit optik në atë pjesë të vendit tonë, duke mundësuar shtrirjen e valëve telefonike, rrjetit të internetit dhe komunikimit me radiolidhje.

Krijuam Njësitin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, në kuadër të Policisë së Kosovës, i cili angazhohet në luftimin e kontrabandës, trafikimit me qenie njerëzore dhe keqpërdorimeve të tjera përgjatë vijës kufitare.

Policia e Kosovës qëndron e palëkundur në mision e ruajtjes së rendit dhe të sigurisë publike. Ajo është në të përditshmen e qytetarëve, andaj ndryshimin dhe avancimin e saj e ndjejnë dhe përjetojnë sidomos qytetarët. Jemi të lumtur që Policia vazhdon të renditet ndër tre institucionet më të besueshme për qytetarët tanë.

Kolegët tuaj, zyrtarët policorë, veçanërisht në dy vitet e fundit, me angazhimin e tyre kanë treguar se nuk bëjnë kompromis me bandat e me krimin. Janë sulmuar, janë plagosur, por nuk janë dorëzuar. Përkundër kësaj, ata janë akoma aty, qëndrojnë në krye të detyrës.

Të dashur kadetë që po diplomoni,

Sot betoheni se do t’i shërbeni vendit me profesionalizëm, përgjegjësi e ndershmëri. Se do ta mbroni sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Se do të punoni në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, gjinie apo religjioni.

Pas një sfide pothuajse tetë mujore të kaluar me sukses, ju nga sot do të filloni një etapë të re të jetës suaj. Nga këtu, në ditën tuaj të diplomimit, ju bëj thirrje t’i qëndroni besnik betimit tuaj dhe vendit tonë.

Vendi ynë e gëzon lirinë falë sakrificës së shumë brezave, që luftuan e u flijuan për të. Që punuan e kontrbuan për të. Në këtë ditë, dhe çdoherë nderojmë kujtimin për të gjithë ata. Kujtojmë po ashtu kolegët tuaj, që nuk u dorëzuan përballë asgjëje, duke zbatuar misionin e përbashkët. Rënia e tyre në mbështetje të sovranitetit tonë shtetëror dhe respektimit të integritetit territorial, e kundër krimit dhe paligjshmërisë, mbetet shembull i dashurisë së pakusht për Republikën tonë për secilin prej nesh.

Të dashur kadetë,

Të dashura kadete,

Uroj të shohim secilin e secilën nga ju në nivelin më të lartë të detyrës, ashtu siç e kanë bërë gjeneratat para juve. E sikurse ata, besoj që edhe ju do të jeni shembull i gjeneratave që do të vijnë më pas, duke vepruar me profesionalizëm të lartë e duke qëndruar me guxim të madh. Angazhimi i juaj është siguria e jonë. Institucionet do t’i keni mbështetjen tuaj më të madhe, pa rezervë e pa kursim.

Jemi të bindur se nga sot, në Republikën tonë do të kemi në detyrë një gjeneratë të përgatitur, të përkushtuar e të ndershme.

Ju uroj të gjithëve shumë suksese!
Uroj të na bëni krenarë!/FolDrejt/

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Abdixhiku për Asociacionin: Janë dy rrugë që i keni përpara « ta zhvëni këtë marrëveshje ndërkombëtare, 2 ta implementoni sipas Kushtetutës

Lajmi tjetër

Brnabiq: Beogradi është gjithmonë e gatshme të bisedojë me Prishtinën, por para së gjithash duhet të formohet Asociacioni

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM