Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Darkën e Lamës, organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, transmeton Fol Drejt.
Kjo darkë, që tradicionalisht organizohet në përfundim të të korrurave, në fund të muajit tetor, sonte u shtrua në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, në shenjë mirënjohje e respekti për banorët e kësaj shtëpie./FolDrejt/