Në konferencën për shtyp, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se në mbledhjen e fundit të qeverisë, është miratuar projektligji për pagat, shkruan Fol Drejt.
Ai ka thënë se ky projektligj është punuar me përkushtim dhe mund të madh:
“E miratuam projektligjin e pagave, pas një pune voluminoze nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ky projektligj jo vetëm se për herë të parë krijon një sistem të unifikuar, por për herë të parë sjell barazi për të punësuarit në sektorin publik. Mungesa e barazisë në mes të njëjtëve ka sjell diferencën në mes të pagës më të lartë dhe asaj më të ulët në sektorin publik deri në 20 herë” – ka thënë Kryeministri Kurti.
Ai ka vijuar duke thënë se:
“Tash që jemi këtu, në sistemin tonë shtetëror, në sektorin publik, ka dallim të pagës më të ulët dhe më të lartë 1 me 20 në një raport të madh e të papranueshëm. Një diferencim të tillë nuk e gjejmë askund në vendet perëndimore.”
Ai ka thënë se ky projektligj, i adreson këto probleme dhe parasheh t’i rregullojë ato.
“Presidentja e ka pagën më të madhe vetëm 1.5 herë se sa mjeku specializant dhe vetëm 3.21 herë më të madhe se sa ushtari i ushtrisë sonë, ushtari i thjeshtë i FSK-së.”/FolDrejt/