Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka mbajtur një konferencë përpara gazetarëve, ku ka folur për situatën e tensionuar e cila po mbizotëron në veri të vendit.
Ndonëse ka pasur shkëmbime zjarri, sipas Kryeministrit Kurti, për fat të mirë nuk ka pasur të plagosur “siç u lajmërua rrejshëm nga ndonjë portal!” – tha ai.
Ai iu bëri apel gazetarëve që të mos bien pre e raportimeve të mediave serbe, të cilat kanë për qëllim të përhapin panik të ndikojnë në destabilizimin e situatës.
“Ju lutem të gjithë qytetarëve që të ndjekin me vëmendje informacionet zyrtare nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Policia e Kosovës.”
Ai shprehu mirënjohjen e tij të thellë për policinë të cilët janë duke vepruar në veri./FolDrejt/