Fol Drejt
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Kryeministri Kurti në Mejë të Gjakovës: 24 vjet më vonë nuk kemi ende drejtësi

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, LAJME
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës, në nderim të të gjithë të vrarëve në Masakrën e Mejës, 24 vjet më parë, shkruan Fol Drejt.

“Kryeministri Kurti shprehu  dhimbjen dhe pikëllimin por edhe mirënjohjen e tij të thellë me nënat, motrat, baballarët, vëllezërit, fëmijët, gjyshërit, gjyshet e atyre të cilët u vranë në këtë masakër. “24 vjet më vonë nuk kemi ende drejtësi dhe nuk kemi ende rehabilitim për familjet e viktimave dhe për mbarë popullin tonë”, tha kryeministri Kurti.”, shkruan në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

 Në raoport thuhet se kryeministri ka theksuar se në mesin e të vrarëve në Meje janë edhe 11 nxënës e 20 arsimtarë, pra, janë vrarë shqiptarët pa dallim moshe, pa dallim gjinie, pa dallim prejardhjeje, pa dallim feje. Ju këtu, tha ndër të tjera kryeministri, i shihni varret bashkë të myslimaneve e të katolikëve vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptarë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Më tej, kryeministri shtoi se shqiptarët ishin bashkë edhe në luftë çlirimtare, por ata u vranë bashkë edhe prej forcave gjenocidale të Serbisë dhe tash ne i kujtojmë me mall e dhembje si martirë e dëshmorë të kombit tonë. Ne nuk e trajtojmë këtë si një çështje historie, por si një çështje të jetës sonë të këputur, megjithëse të gjithë këta të rinj e të reja, fëmijë të vrarë, sot do të kishin familjet e tyre, sot do të vazhdonin jetën dhe do ta gëzonin lirinë, e cila i ka rrënjët në gjakun edhe në sakrificën e martirëve dhe dëshmorëve të kombit, theksoi Kryeministri.”, thuhet në vazhdim të komunikatës. 

Duke theksuar angazhimin e Qeverisë për drejtësi dhe për të vërtetën, Kryeministri ka veçuar vendimin e Qeverisë për aderim në Komisionin ndërkombëtar për personat e Zhdukur (ICMP),  që në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare ne të bëjmë hapa drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve.

“Në Policinë e Kosovës në të kaluarën, krimet e luftës janë trajtuar në sektor në kuadër të Hetimeve të Krimeve të Rënda, me 19 zyrtarë. Me strukturën e re të miratuar tashmë, është ngritur në nivel të Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Luftës dhe do të ketë 41 hetues, bëri të ditur Kryeministri. Gjithashtu përmendi shtimin e buxhetit edhe për Prokurorinë, duke i shtuar edhe 4 prokurorë, 6 bashkëpunëtorë profesionistë dhe dy përkthyes për rastet e krimeve të luftës dhe 50 pozita të reja edhe për përgjithësi Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës.”theksohet tutje në njoftim.

Kryeministri Kurti shoqërohej nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministrat Albulena Haxhiu, Rozeta Hajdari dhe Arbërie Nagavci, deputetë dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.

 

Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti:

 

Bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës dhe me deputetë e ministra, erdhëm këtu që të ndajmë dhembjen, pikëllimin por gjithashtu të shprehim edhe mirënjohjen tonë të thellë me nënat, me motrat me baballarët me vëllezërit, me fëmijët edhe me gjyshërit, gjyshet e atyre të cilët u vranë para 24 vjetëve në mënyrë mizore nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. 24 vjet më vonë nuk kemi ende drejtësi dhe nuk kemi ende rehabilitim për familjet e viktimave dhe për mbarë popullin tonë.

 

Dje në mbledhjen e Qeverisë e inicuam aderimin në ICMP që është komisioni ndërkombëtar për personat e Zhdukur dhe në kuvend të Republikës do të ratifikohet në mënyrë që në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare ne të bëjmë hapa drejt zbardhjes së fatit të të pagjeturve, të atyre që u zhdukën me dhunë, që u rrëmbyen me forcë duke kërkuar edhe të vërtetën, edhe përgjegjësinë pra drejtësinë. Në vitet e kaluara në policinë e Kosovës hetimet për krimet e kryera gjatë luftës kanë qenë vetëm një sektor në kuadër të drejtorisë së krimeve të rënda ndërkaq tash e kemi bërë drejtori të veçantë në kuadër të policisë së Kosovës, atë që duhet të adresojë, të hetojë, të hulumtojë, zbulojë krimet e kryera gjatë luftës dhe të mundësojë kapjen e kriminelëve, duke e rritur njëkohësisht numrin e zyrtarëve nga 19 në 41. Pra, është më shumë se sa dyfishim, më saktësisht është mbi 115 për qind rritje e numrit të zyrtarëve hetues në Policinë e Kosovës, përveç se një sektor në kuadër të Drejtorisë së Hetimeve për Krime të Rënda, tash është drejtori i veçantë për hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës.

Gjithashtu e kemi shtuar buxhetin edhe për Prokurorinë, duke i shtuar edhe 4 prokurorë, 6 bashkëpunëtorë profesionistë dhe dy përkthyes dhe 50 pozita të reja edhe për përgjithësi Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

 

Në mesin e të vrarëve këtu në Meje janë edhe 11 nxënës e 20 arsimtarë, pra, janë vrarë shqiptarët pa dallim moshe, pa dallim gjinie, pa dallim prejardhjeje, pa dallim feje. Ju këtu i shihni varret bashkë të myslimaneve e të katolikëve vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptarë.

Shqiptarët ishin bashkë edhe në luftë çlirimtare, por ata u vranë bashkë edhe prej forcave gjenocidale të Serbisë dhe tash ne i kujtojmë me mall e dhembje si martirë e dëshmorë të kombit tonë.

Në Kuvendin e Republikës, e kemi kaluar tashmë në lexim të parë, do të kalohet edhe në lexim të dytë Projektligji për Institutin për Dokumentimin dhe Hulumtimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës. Ndërkaq, në diskutim publik, do të vendoset gjithashtu edhe Strategjia Kombëtare për Drejtësinë Tranzicionale.

 

Institucionet e shtetit, mekanizmat e Republikës për drejtësi, duhet ta dëshmojnë veten më së shumti e më së pari pikërisht në rastet e krimeve të kryera gjatë luftës, për shkak se po kalon dhe dëshmitarët e këtyre ngjarjeve po mplaken dhe shumë prej tyre po ndërrojnë jetë dhe, gjithashtu edhe faktet materiale, evidenca materiale po vjetrohet dhe bëhet gjithnjë e më e vështire ruajtja e konservimi.

Mbi 950 shqiptarë janë eksumuar nga 5 varreza masive në Serbi, 744 prej tyre vetëm në Batajnicë në periferi të Beogradit, ku të shtunën që shkoi e mbajtën një paradë ushtarake për të vazhduar kërcënimet për paqen edhe për sigurinë në rajon.

 

Ne kërkojmë pra këmbëngulësinë dhe aktivitetin dhe efikasitetin e sistemit tonë të drejtësisë, por gjithashtu edhe mbështetjen ndërkombëtare për këto krime të pazbardhura, të patrajtuara e të cilat kërkojnë përgjigje sa më parë, për shkak se ankthi është më i madh se pikëllimi, ndërkaq edhe zemërimi jo vetëm i familjarëve është më i madh sesa vajtimi, sesa lotët, që i shihni në këtë vend këtu, që refuzon të harrojë.

Ne nuk e trajtojmë këtë si një çështje historie, por si një çështje të jetës sonë të këputur, megjithëse të gjithë këta të rinj e të reja, fëmijë të vrarë, sot do të kishin familjet e tyre, sot do të vazhdonin jetën dhe do ta gëzonin lirinë, e cila i ka rrënjët në gjakun edhe në sakrificën e martirëve dhe dëshmorëve të kombit.

 

Lavdi të gjithë atyre dhe secilës e secilit prej tyre! /FolDrejt/

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Zëvendëskryeministri Bislimi takohet me ministren për Çështje Evropiane të Suedisë, Jessika Roswall

Lajmi tjetër

Zëvendëskryeministri Bislimi takohet me Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane, Christian Danielsson, diskutuan për rrugëtimin e Kosovës në proceset e integrimit evropian

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM