Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Kryeministri Kurti në përvjetorin e 9-të të themelimit të Këshillit të Investitorëve Evropianë: Rruga jonë është e qartë, është ajo evropiane

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

“Vendi ynë është padyshim evropian. Qeveria jonë është me gjithë zemër e përkushtuar ndaj vlerave evropiane siç janë demokracia dhe sundimi i ligjit, dhe integrimit në organizatat evropiane si BE-ja dhe Këshilli i Evropës. Dhe ajo që vijon është vlerësimi dhe përkushtimi ynë i shumëfishtë: ne e vlerësojmë dialogun publiko-privat si një mjet për politika më të mira, ne i drejtohemi shoqatave të biznesit si aktorë dhe partnerë për ndryshim dhe mirëpresim kapitalin evropian si forcë lëvizëse për rritjen ekonomike në Kosovë.” tha Kryeministri Kurti, në shënimin e përvjetorit të 9-të të themelimit të Këshillit të Investitorëve Evropianë, transmeton Fol Drejt.

Duke uruar Këshillin për këtë ditë të veçantë, Kryeministri Kurti foli për mundësitë të cilat Republika e Kosovës i ofron, potencialin zhvillimor, punën dhe arritjet e Qeverisë.

Ai theksoi se Qeveria ka marrë përsipër të kryejë reformat në mënyrë transparente dhe demokratike, duke përfshirë angazhimin në dialog të rëndësishëm me sektorin privat. Shoqatat e biznesit si Këshilli i Investitorëve Evropian marrin pjesë në konsultime dhe seminare, të cilat i hartojmë me kujdes për të inkurajuar komunikimin dhe për të informuar vendimmarrjen.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Republika e Kosovës është një zgjedhje ideale për investitorët. Vendndodhja jonë gjeografike, rinia e talentuar dhe qeveria e pastër krijojnë mundësi të shumta për të qenë pjesë e projekteve transformuese”, shtoi Kryeministri Kurti.

“Rruga jonë është e qartë. Është ajo evropiane. Dhe ne ecim në këtë mision së bashku,” tha Kryeministri Kurti në përmbyllje të fjalës së tij.

 


Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:


I nderuar Emrush Ujkani, CEO i Këshillit të Investitorëve Evropianë,

I nderuar Johannes Stenbaek Madsen, Drejtues i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë,

E nderuar Eriola Bibolli, Kryesuese e Bordit të Këshillit të Investitorëve Evropianë,

Të nderuar shkëlqesi, ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë,

Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar,

Të nderuar të ftuar,

 

Urime!

Dëshiroj të ju uroj të gjithëve për këtë nëntë vjetor të Këshillit të Investitorëve Evropianë në Republikën e Kosovës.

Vendi ynë është padyshim evropian. Qeveria jonë është me gjithë zemër e përkushtuar ndaj vlerave evropiane siç janë demokracia dhe sundimi i ligjit, dhe integrimi në organizatat evropiane si BE-ja dhe Këshilli i Evropës. Dhe ajo që vijon është vlerësimi dhe përkushtimi ynë i shumëfishtë: ne e vlerësojmë dialogun publiko-privat si një mjet për politika më të mira, i drejtohemi shoqatave të biznesit si aktorë dhe partnerë për ndryshim dhe mirëpresim kapitalin evropian si forcë lëvizëse për rritjen ekonomike në Kosovë.

Ne po jetojmë në kohë inkurajuese dhe po punojmë për ta shfrytëzuar këtë sa më shumë që mundemi. Renditjet dhe raportet ndërkombëtare e pranojnë dhe njohin përparimin tonë dhe numrat dëshmojnë për punën tonë. Vendi po përjeton rritjen më të fortë ekonomike në historinë e tij, me një normë mesatare prej 7 për qind në vit që kur morëm detyrën në vitin 2021 dhe të paktën 4 për qind për këtë vit.

Me eksportet vjetore që tani tejkalojnë 1 miliard euro, raporti ynë eksport-import është ngushtuar nga pothuajse 1 me 9 (në 2019) në më pak se 1 me 6 (në 2023). Kemi dyfishuar investimet e huaja direkte, me një total prej 1.2 miliardë eurosh gjatë dy viteve dhe 772 milionë euro të regjistruara vetëm në vitin 2022.

Të ardhurat tona tatimore pothuajse  janë dyfishuar – me dy të tretat ose një miliard euro – të gjitha duke i mbajtur të paprekura normat tona tatimore. Gjatë dy viteve në detyrë, buxhetit të shtetit iu shtuan tre të katërtat e një miliardë eurove (760 milionë për të qenë të saktë), kurse ekonomisë 2.1 miliardë euro. Më herët janë dashur tre herë më shumë kohë për të arritur rritje të tilla në qeveritë e mëparshme.

Ne jemi të bindur se ndryshimi mund të ndodhë, se sundimi i ligjit është një imperativ për të na shërbyer të gjithëve dhe se qeveria mund të kontribuojë në mënyrë efektive dhe efikase për prosperitet. Ne kemi filluar reforma të shumta për këtë qëllim dhe po punojmë për shumë të tjera së bashku me komunitetin tonë të biznesit.

Po rishikojmë ligjet dhe rregulloret tona imtësisht për t’i përditësuar ato me legjislacionin e BE-së, për të pasqyruar nevojat e një shoqërie në rritje dhe për të reduktuar barrën administrative për bizneset dhe individët.

Ne kemi themeluar Gjykatën Komerciale të Kosovës për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të bizneseve, për të zbatuar ligjet për pronën dhe kontratat, dhe për të liruar kapitalin e nevojshëm për rritje. Ne kemi miratuar projektligjin për Investime të Qëndrueshme për të krijuar Agjencinë e Investimeve dhe Eksportit, si institucioni i parë i pajisur plotësisht në vend për të mbështetur investitorët në të gjitha fazat e procesit të investimit. Fondi Sovran i Republikës së Kosovës është duke u themeluar për të menaxhuar asetet në pronësi publike dhe për partneritet me sektorin privat përmes dy aktiviteteve të rëndësishme: së pari duke sjellë kapital privat në kompanitë shtetërore dhe së dyti duke injektuar para publike në bizneset private me potencial eksporti dhe prodhimi.

Ne udhëhiqemi nga një e vërtetë e thjeshtë: të kemi një shtet të fortë me një qeveri të shkathët. Dhe ne kemi marrë përsipër të kryejmë reformat në mënyrë transparente dhe demokratike, duke përfshirë angazhimin tonë në dialog të rëndësishëm me sektorin privat. Shoqatat e biznesit si Këshilli i Investitorëve Evropian marrin pjesë në konsultime dhe seminare, të cilat ne i hartojmë me kujdes për të inkurajuar komunikimin dhe për të informuar vendimmarrjen.

Është përmes një procesi pjesëmarrës – duke zëvendësuar spektatorët pasivë me lojtarë aktivë – që ne mund të ofrojmë atë që nevojitet për një ekonomi të fuqishme dhe moderne.

Republika e Kosovës është një zgjedhje ideale për investitorët. Vendndodhja jonë gjeografike, rinia e talentuar dhe qeveria e pastër krijojnë mundësi të shumta për të qenë pjesë e projekteve transformuese.

Tranzicioni i energjisë renditet lart në listën e prioriteteve. Ne kemi miratuar një Strategji të Energjisë ambicioze, por të realizueshme, duke kërkuar të shtojmë 1300 MW energji të rinovueshme deri në vitin 2031. Me një grant prej 202 milionë dollarësh nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të ShBA-së, ne po krijojmë një strukturë magazinimi 170 MW — ndër më të mëdhenjtë në Evropë. Ankandi ynë i parë i burimeve të rinovueshme është duke u zhvilluar ndërsa ne kërkojmë oferta për një park diellor 100 MW, duke siguruar qasje në tokë dhe një marrëveshje afatgjatë të blerjes së energjisë. Më shumë ankande dhe projekte do të vijnë, ndërsa planifikojmë të përdorim erën dhe diellin tonë të bollshëm për të prodhuar energji për bizneset dhe familjet.

Rruga jonë është e sigurt me politikën tonë të re industriale, e cila i jep përparësi sektorëve me potencial të lartë dhe promovon konkurrencën përmes një qasjeje të integruar. Bizneset janë të qetë me reformën tonë të vazhdueshme të inspektimeve dhe progresin tonë në digjitalizim. Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit sjellë krenari të madhe për vendin tonë, me raportet evropiane që e rendisin Kosovën në mesin e më të talentuarve dhe konkurruesve në këtë sektor. Edhe vendbanimet deri më të largëta tani janë të lidhura me internetin me brez të gjerë, duke e vendosur Kosovën në mesin e vendeve më të avancuara të Evropës sa i përket lidhshmërisë.

Shpresa jonë është të afrohemi më tej – me çdo kusht. Ne jemi duke kryer një studim fizibiliteti për një hekurudhë që lidh Prishtinën me portin e Durrësit në Shqipëri dhe planifikojmë të ndërtojmë një port të gjelbër pikërisht në Kosovë për ta bërë atë një qendër tregtare për rajonin dhe një pasuri të vlefshme për Evropën.

Pra, le të festojmë përvjetorin tuaj dhe të ardhmen tonë.

Rruga jonë është e qartë. Është ajo evropiane. Dhe ne ecim në këtë mision së bashku./FolDrejt/

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Tentoi t’iu ik Policisë, njësia e antidrogës arreston një person në Fushë Kosovë, i gjendet drogë dhe para

Lajmi tjetër

Sot na pret një mot “afrikan”

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM