Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Fol Drejt.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Prekaz.
VENDI: Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz
KOHA: 09:30″, shkruan në komunikatë.
Poashtu, Kurti do të bëj homazhe edhe tek varri i Adem Demaçit, Ibrahim Rugovës, dhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s në Prishtinë. /FolDrejt/