Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku pritet të takohet me krerët institucionalë të Shqipërisë.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti të dielën do të zhvillojë një vizitë pune në Tiranë, ku do të ketë takime me krerë institucionalë”, ka thënë Kryeziu për Klankosova.tv, transmeton Fol Drejt.