Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër do të takojë Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, raporton Fol Drejt.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takon Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.”, shkruan në kKomunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Në njoftim thuhet se mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, ku edhe do të mbahet takimi nga ora 10:05. /FolDrejt/