Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, shkruan Fol Drejt.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës se Kroacisë, Gordan Grlić Radman”, shkruan në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë në ora 16:15. /FolDrejt/