Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nën detyrën e kryesuesit të OSBE-së, raporton Fol Drejt.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nën detyrën e kryesuesit të OSBE-së.”, shkruan në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Përveç kësaj, Kurti do të marrë pjesë në hapjen e Odës Nordike si dhe do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri. /FolDrejt/