Kryeministri Albin Kurti po qëndron për një vizitë zyrtare në Gjermani, transmeton Fol Drejt.
Që nga atje, në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, ai ka hedhur kritika në adresë të Bashkimit Evropian (BE), për sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.
“Edhe dy muaj bëhen katër vite prej se Komisioni Evropian e ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë. Është koha të thuhet se mjaft është mjaft” – tha ai ndër të tjera gjatë konferencës.
Është koha që BE t’i kryej detyrat karshi Kosovës, tha Kryeministri Kurti.
Ndërsa temë qendrore e takimit ka qenë çështja e dialogut, për të cilin Kurti theksoi se pala kosovare do të ruaj një raport konstruktiv, ai paralajmëroi aplikimin e Kosovës në KE dhe NATO, duke thënë se shpreson në “mbështetjen gjermane”, në këto procese./FolDrejt/