Pas pjesëmarrjes në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit në Vlorë, në shënim të 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka shkuar edhe në Prekaz, te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.
Duke kujtuar flijimin, sakrificën dhe çmimin për lirinë të cilën e gëzojmë, kryeministri tha se ndaj saj duhet të sillemi me përgjegjësi institucionale e qytetare.
“Prekazi me Epopenë e UCK-së është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare dhe këtu ne e kuptojmë se sa i lartë ka qenë flijimi, sakrifica, çmimi për lirinë, të cilën e gëzojmë e ndaj të cilës duhet të sillemi me përgjegjësi institucionale e qytetare”, tha kryeministri Kurti.