Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjeve të nxënësve të vrarë dje në një shkollë në Beograd, shkruan Fol Drejt.
“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre.”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti gjithashtu uroi shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike. /FolDrejt/