Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt.
Në këtë takim krahas Haradinajt, po merr pjesë edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.
Ndërkohë, ftesën e kryeministrit Kurti e kanë refuzuar krerët e tjerë të opozitës, Memli Krasniqi i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së./FolDrejt/