Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në Bruksel.
Ai shkoi atje me ftesë të presidentit të Partisë së Socialistëve Evropianë, Stefan Lofven.
Mësohet se kreu i Qeverisë do të marrë pjesë në takimin përgatitor të Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministra, liderë partiakë dhe komisionarë nga radhët e familjes së PES-it dhe për të diskutuar rreth agjendës së Këshillit.