Gjatë një konference për media pas takimit me të parin e Gjilanit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se nuk është ky që e ka shkarkuar ministrin Latifi, mirëpo vetë ministri ka dhënë dorëheqje.
Kurti ka vlerësuar lart kontributin e ministrit Latifi, duke potencuar se njohuritë e tij vlerësohen edhe nga akademitë perëndimore dhe si rrjedhojë do ta vazhdojë bashkëpunimin me ish-ministrin e Shëndetësisë, transmeton Fol Drejt.
“Ai nuk ka kursyer as dijen, as përvojën dhe as kontaktet ndërkombëtare. Për dhjetë muaj, ka bërë krejt çfarë ka mundur, mirëpo ai nuk është një person që nuk reflekton edhe mbi punën e vet, dhe ai ka thënë që me situatën me të cilën ballafaqohet me kapacitetet që ekzistojnë kaq mund të bëjmë”.
“Pra, ju e dini që doktor Rifat Latifi është një akademik, profesionalisht i shkëlqyeshëm dhe ka vlerë të madhe edhe në akademitë perëndimore, jo vetëm tek ne. Andaj, unë do të vazhdojë komunikimin dhe bashkëpunimin me të, por jo në këtë detyrë me vullnetin e tij, pra nuk ekziston asnjë projekt që ai ka nisur e që ne do ta ndalim, dhe nuk ekziston asnjë një punë që ai ka nisur dhe ne nuk do ta vazhdojmë”, është shprehur kryeministri Kurti./FolDrejt/