Kryeministri Kurti, në konferencën për media pas dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në BE, është shprehur se shpreson që shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës nuk do të jenë kundër anëtarësimit të Kosovës në BE.
“Siç e dimë kur ne e kemi firmosur marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit, pesë shtetet që nuk e njohën shtetin e Kosovën ishin dakord. Nuk besoj që pakica e shteteve anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës do të jenë kundër nesh që të jemi në familjen evropiane”, është shprehur kryeministri Kurti./FolDrejt/
Kryeministri Kurti e dorëzon në Presidencën Çeke aplikacionin për anëtarësim të Kosovës në BE