Edhe pse Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ndodhet për një vizitë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), qeveria pritet ta mbaj mbledhjen e radhës shkruan Fol Drejt.
“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi”- thuhet në një njoftim zyrtar të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit (ZKM).
Nuk bëhen të ditura detajet e tjera.
Mbledhja pritet t’i fillojë punimet në ora 10:00./FolDrejt/