Kryeministri Kurti në konferencën e thirrur për media ka folur për rastin e djeshëm ku u kidnapuan tre policë kosovarë në territorin e Republikës së Kosovës.
“Intencë për eskalim dhe destabilizim në kohën kur ne tashmë kemi propozuar planin 5-pikësh për deshpërkallëzim, deaskalim dhe normalizim”, ka thënë Kurti.
Tutje, kryeministri Kurti ka deklaruar se organet e sigurisë e kanë rritur nivelin e gatishmërisë.
“Për këto arsye, organet tona të sigurisë e kanë rritur nivelin e gatishmërisë. Për arsye të sigurisë, si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet e automjeteve që vijnë nga Serbia, sidomos ato transportuese” – tha tutje ai.
“Cenimi i djeshëm i kufirit nga Serbia na detyron që të rrisim kontrollet kufitare, që varësisht nga analizat dhe vlerësimet të institucioneve të sigurisë mund të përfshijnë edhe ndalesat e qarkullimit në rastet kur vlerësohet se mund të përbëjnë rrezik apo nuk mund të garantohet siguria” – ka thënë kryeministri Albin Kurti, përcjell Fol Drejt.