Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, transmeton Fol Drejt.
Kurti ka thënë se rreth 70 mijë pensionistë të cilët po të mos ishin larguar dhunshëm nga puna në vitet e ‘90-ta do të arrinin kushtin prej 15 vitesh kontribut deri më 01.01.1999, tani e tutje, ata, do të marrin pensionin parcial kontributpagues.
“Padrejtësia ndaj pensionistëve që u larguan dhunshëm nga puna në vitet e ‘90-ta, mori fund sot.
Kuvendi i Republikës miratoi në lexim të parë dhe të dytë Ligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti përmes së cilës shtohet një skemë e re pensionale, ajo e pensionit parcial kontributpagues.
Reth 70 mijë pensionistë të cilët po të mos ishin larguar dhunshëm nga puna në vitet e ‘90-ta do të arrinin kushtin prej 15 vitesh kontribut deri më 01.01.1999. Tani e tutje, ata, do të marrin pensionin parcial kontributpagues.
Mbetemi të përkushtuar për krijimin e një sistemi pensional të barabartë për të gjithë dhe ngritje të mirëqenies sociale. Hapi tjetër do të jetë reforma e plotë pensionale së bashku me reformën sociale, për të cilat kemi filluar punën. Shumë shpejt do t’i dërgojmë në Kuvend këto projektligje për të bërë ndryshimet e nevojshme ligjore.
Qeveria për pensionistët.”, është shprehur kryeministri Kurti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, transmeton Fol Drejt.