Fillimi i seancës së sotme parlamentare, ka qenë dinamik. Kryeministri i Kosovës, i cili po merr pjesë bashkë me disa nga anëtarët e kabinetit të tij, ka folur për krizën ekonomike, përkatësisht çështjen e pagave.
Sipas Kryeministrit Kurti, Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej 9.9 %, por sipas tij, rritja e pagave që do të bëhet nuk mund ta ndjekë rritjen ekonomike.
“Banka Qendrore e Kosovës ka thënë që në Kosovë rritja ekonomike është 9.9 për qind, që është e pashembullt në rajonin Perëndimor. Në këtë rast , në tremujorin e dytë të 2021-tës, rritja ka qenë 16.3 për qind” – tha Kurti, transmeton Fol Drejt.
Duke u nisur nga kjo premisë, ai tha se pagat do të rriten, por jo duke e ndjekur këtë trend:
“Ajo çka dua të tërheq vërejtjen, është se ndonëse pagat në Kosovë duhet të rriten e do të rriten, ato s’mund ta ndjekin rritje ekonomike. Në anën tjetër, pagat mund ta ndjekin rritjen ekonomike vetëm kur kemi papunësi shumë të ulët. Në kushte kur kemi papunësi shumë të lartë, s’mund ta ndjekë rritjen ekonomike rritja e pagave.”/FolDrejt/