Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer.
Siç njofton vetë kryeministri Kurti, në këtë telefonatë, Kurti ka paralajmëruar se është pajtuar për zgjedhje të reja në komunat veriore të vendit.
“E falënderova për telefonatën e tij dhe shpreha përkushtimin tim për të punuar me ShBA-në për të ulur tensionet. Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, ka shkruar Kurti në Twitter.