Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka takuar të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, shkruan Fol Drejt.
Sipas një njoftimi të publikuar në llogarinë e tij në Twitter, Kryeministri Kurti ka thënë se me Lordin Peach, ka diskutuar për zhvillimet e fundit në veri.
“Patëm një takim natën vonë me Lordin Stuart Peach me të cilin diskutuam për zhvillimet më të fundit në veri. U deklarua se qëllimi i vendosjes së policisë ishte vetëm ruajtja e sundimit të ligjit. Ritheksova gatishmërinë time për bisedime të nivelit të lartë nën lehtësimin e BE-së” – ka shkruar ai ndër të tjera Kurti.
Kurti në fund ka falënderuar Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e tyre./FolDrejt/
Had a late-night meeting with Lord Stuart Peach to discuss the latest on the north. Stated that the purpose of deploying police was solely to maintain rule of law. Restated my readiness for high-level talks under EU facilitation. I also thanked the UK Govt for their support. pic.twitter.com/JNgMWTghp1
— Albin Kurti (@albinkurti) May 31, 2023