Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm që mori Këshilli i BE-së në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në një postim në Twitter, kryeministri Kurti ka thënë se ndihet i kënaqur me vendimin e sotëm.
“Një hap më afër: I kënaqur nga vendimi unanim i Këshillit të BE-së sot në favor të udhëtimit pa viza për qytetarët tanë. Pritjes së gjatë po i vjen fundi. Mezi presim hapat përfundimtarë të Parlamentit Evropian”, ka shkruar kryeministri Kurti./FolDrejt/