Sot në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca ku kryeministrit, Albin Kurti po raporton para deputetëve se çka ka diskutuar në Bruksel.
Kurti ka marrë fjalën, por herë pas here po pengohet nga opozita për ta kryer fjalimin e tij hyrës/shpjegues.
Zhurma e brohëritma janë dëgjuar herë pas here në sallë, teksa në një moment Kurti është shprehur “Durim, durim do t’ju vije radha”.
Ka qenë kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i cili dy herë ka kërkuar qetësi në sallë.