Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar nënshkrimin me kompaninë amerikanë General Electric si një nga ngjarjet me të rëndësishme në sektorin e energjisë, transmeton Fol Drejt.
“Kompania amerikane General Electric (GE) që 40 vjet më parë kishte dizajnuar teknologjinë e turbinave të termocentralit Kosova B, katër dekada pas kthehet për t’i modernizuar ato përmes një marrëveshjeje me vlerë 56.2 milionë euro që nënshkruan me Korporatën e Energjisë Elektrike (KEK).
Ky investim do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 30 MW dhe jetëgjatësinë e TC Kosova B, pa rritur emetimin e gazrave ndotës dhe nevojën për remonte të shpeshta. “, është shprehur kryeministri Kurti.
“Më shumë prodhim, do të thotë më shumë pavarësi energjetike dhe më pak varësi ndaj importeve, më shumë siguri të furnizimit me rrymë dhe më pak shpenzime të buxhetit të shtetit.
Dje kemi shënuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në sektorin e energjisë.”, ka shtuar tutje./FolDrejt/