Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e fillimit të punimeve për rrugën Prishtinë – Podujevë ka njoftuar se ky projekt pritet të mbyllet brenda një viti.
“15 km është gjatësia e rrugës të cilën po e zgjerojmë. Vlera e projektit është 35 milionë euro. Për 365 ditë pune do të pëmbyllet pritja shumëvjeçare.
Urime të gjithëve!
Qeveria për Komunat.”, është shprehur kryeministri Kurti, i cili ka marrë pjesë në inaugurimin e këtij projekti përkrah ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu./FolDrejt/