Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar arritjet e qeverisë që drejton për vitin 2022, në rrafshin e komunave dhe zhvillimit rajonal.
Përmes një postimi, kryeministri Kurti ka përmendur ndarjen e grantit të përformancës komunale në vlerë prej 8 milionë eurosh, njëkohësisht edhe ndarjen e 1.5 milion eurove për “Programin Komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndërkomunal”.
Tutje, kryeministri Kurti ka përmendur edhe zbatimin e disa programeve dhe projekteve, ndër tjerash edhe projektin “Municipality 4 youth”.
“Zbatuam:
– Projektin “Municipality 4 Youth” me vlerë 2,7 milionë dollarë;
– Programin për Zhvillim Rajonal: 17 projekte të investimeve kapitale në 16 komuna, në vlerë prej 1,4 milion euro;
– Programin për Zhvillim Rajonal të Balancuar në vlerë 3 milionë euro. Përfituan 335 biznese dhe gjeneruam 770 vende të reja pune;
– Programin për bashkëpunim me OShC, në vlerë prej 107 mijë euro. Nga 38 projekte, përfituan 200 të rinj dhe gra;”, ka shkruar kryeministri Kurti.
Ndër tjerash, në postimin e kryeministrit Kurti përmendet edhe avancimi ndërkufitar me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi dhe investimi i paraparë prej 25 milionë eurosh.
“Inicuam zhvillimin e portalit E-Komunat për digjitalizim në nivel lokal;
– Mbështetëm komunitetet nëpërmjet Fondit prej 1 milion euro;
– Forcuam të drejtat e komuniteteve nëpër komuna;
– Hartuam Planin Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur – PQH me qëllim të anëtarësimit në organizatën ndërkombëtare PQH;
– Miratuam Strategjinë Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar.”, ka thënë tutje kryeministri Kurti./FolDrejt/