Kryeministri Kurti ka treguar optimizëm në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave.
Gjersa nesër pritet të diskutohet kjo çështje në Këshillin e Evropës, Kurti ka thënë se fillimisht duhet parë mbledhjen, por megjithatë ai shprehet optimist, transmeton Fol Drejt.
“Unë jam gjithmonë optimist, jo vetëm për shkak se optimizmin e kam përshkrim të vendit të punës”, ka thënë Kurti.
Ndërkohë, ambasadori i BE-së në Kosovë, ka theksuar se liberalizimi i vizave nuk do të bëhet nesër, por se do të ketë diskutime.
“Kjo çështje është një diskutim në nivel të ekspertëve dhe në nivelin e ekspertëve nuk mund të prisni vendime – do te këtë diskutime dhe në fund të fundit është Këshilli i Ministrave që vendos”, ka thënë Tomas Szunyog./FolDrejt/