Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pritet të jetë pjesë e tryezës së rrumbullakët organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit, ku do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë për komunitetin Ashkali.
Ky diskutim është planifikuar të fillojë sot nga ora 9:00 në ndërtesën e qeverisë, transmeton Fol Drejt.