Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një letre ka pranuar urimet e kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë arritur një nivel të lartë, gjë që është një pikënisje e mirë për bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Sllovenia mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave, forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit rajonal”, thuhet ndër të tjerash në letrën e kryeministrit slloven, Rober Golob.
Letër urimi i plotë:
Përkthim jozyrtar
Shkëlqesia Juaj,
Në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e madhe që në emër të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe në emrin tim t’ju dërgoj juve, Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, urimet e mia më të mira. për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit të Kosovës.
Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë arritur një nivel të lartë, gjë që është një pikënisje e mirë për bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Sllovenia mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave, forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit rajonal.
Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, konsideratën time më të lartë.