“Vienna Economic Talks – Prishtina Meeting 2023” ka qenë rasti të cilin Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, e ka shfrytëzuar, për të folur për çështjen e energjisë së rinovueshme, për të cilën ka dhënë shpresa se do të zhvillohet në dekadën e fundit si sektor, shkruan Fol Drejt.
Kryeministri e ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit e FMN-së e cila do t’ia ndajë Kosovës “80 milionë euro për ndërtimin e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme dhe solare.”
Sipas Kurtit, me Strategjinë e Energjisë 2022-2031, parashihet që “për më pak se 10 vitet e ardhshme me shumë se 1,300MWh të gjeneruara nga burimet e rinovueshme.”
Edhe Kryetari i Forumit Ekonomik të Vjenës, Victor Jackovich është shprehur se Kosova është pjesë integrale e Evropës dhe se vendi ynë ka një ekonomi të gjallë.
Sipas Jackovich Kosova karakterizohet nga një ekonomi e gjallë, e cila me gjithë sfidat ka një demokraci e cila dhe një qeveri që ka mbështetjen e popullit dhe e cila është në gjendje “t’i përballojë ato”.
Fusha e investimeve dhe bashkëpunimi rajonal, do të jenë disa nga tema e sesioneve të tjera gjatë ditës së sotme./FolDrejt/