Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq. Me nderime shtetërore Kurti priti Plenkoviq para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Plenkoviq parashihet se do të qëndrojë në Kosovë në një vizitë zyrtare.
Ai me këtë rast do të ketë takime të ndara me kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, shkruan lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.
Takimi me Osmanin do të mbahet në ora 12:05, e më pas do të vazhdojë edhe me takimet e tjera.
Duhet përkujtuar që Plenkoviq në shumë raste doli të jetë shumë bashkëpunues me shtetin e Kosovës, e sidomos në rastin e aksidentit tragjik që pati ndodhur në linjën e autobusëve të Kosovës që po vinte nga Gjermania, por që u aksidentua në Kroaci.