Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se sot Kryeministri Albin Kurti do ta pres në takim Lajçakun e Escobarin, shkruan Fol Drejt.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar” – thuhet në njoftimin zyrtar.
Bëhet e ditur se takimi pritet të fillojë nga ora 17:30, në ambientet e objektit të Qeverisë së Kosovës./FolDrejt/