Nga Zyra për Komunikim Publik është bërë e ditur se sot Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, do ta prezantojë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve në Prizren, shkruan Fol Drejt.
Në takim do të jetë edhe ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ky takim sipas Zyrës së Kryeministrit do të mbahet në ora 15:00./FolDrejt/